Përplasen dy makina në Elbasan, plagoset nëna me dy fëmijët

Përplasen dy makina në Elbasan, plagoset nëna me dy

Tre persona raportohet se janë plagosur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të hëne (21 tetor) në rrugën Papër - Elbasan.

Sipas informacioneve në aksident janë përfshirë një makinë "Benz" dhe një "Opel", ndërsa është plagosur një grua me dy fëmijet e saj. 

"Në aksin rrugor Elbasan- Peqin,  në fshatin Bradashesh, shtetasi E.Ç.,28 vjeç,  duke drejtuar mjetin tip "Benz", është përplasur me mjetin tip, "Opel", me drejtues shtetasin M.Ç., 35 vjeç.  Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar pasagjerja M.Ç, dhe  dy fëmijët e saj të mitur, të cilët  janë jashtë rrezikut për jetën", sqaron policia.

Policia dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendin e ngjarjes për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.

EMISIONET