Përplasen dy makina në aksin Elbasan-Cërrik, njëri nga mjetet shpërthen në flakë

Përplasen dy makina në aksin Elbasan-Cërrik, njëri nga

Dy automjete janë përfshirë në një aksident rrugor në Elbasan. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Thanë në aksin Elbasan- Cërrik. Si pasojë e përplasjes njëri nga mjetet ka marrë flakë.

Nuk raportohen persona të lënduar nga aksidenti pasi personat që kanë qenë duke udhëtuar në makinat e përfshira në aksident kanë dalë jashtë në kohë.

Në drejtim të vendit të ngjarjes janë nisur  policia dhe zjarrfikësja.

(Foto ilustruese)


EMISIONET