Pesë persona kanë mbetur të plagosur pas një aksidenti të rëndë që ndodhi mbrëmjen e së hënës (24 dhjetor) në superstradën Lezhë-Laç. 

Ngjarja ndodhi kur dy automjete janë përplasur midis tyre në urën mbi lumin Mat, një Ford Focus me një mjet tip Golf.

Policia sqaron se për pasojë janë lënduar shtetasit A.I. 26 vjeç, A.I. 67 vjeç, dhe A.T. 24 vjeç banues në Shkodër, të cilët udhëtonin në mjetin tip Ford Focus dhe ndodhen në Spitalin Rajonal Lezhë jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, shtetasit K.F. 34 vjeç e A.F. 33 vjeçe, banues në Tiranë, të cilët udhëtonin në mjetin tip Golf dhe janë dërguar në Spitalin e Traumës Tiranë, për ndihmë më të specializuar mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Nga të dhënat paraprake bëhet e ditur se shkak i aksidentit është bërë parakalimi i gabuar i njërit prej automjeve, duke sjellë përplasjen kokë më kokë, ndërkohë që dhe rruga ka qenë me lagështire si pasojë e reshjeve të shiut.

Aksidenti solli bllokimin e superstradës, duke krijuar trafik të rënduar për rreth 1 orë.


/Ora News.tv/