Përplasen dy automjete në Kukës, 1 i vdekur

Përplasen dy automjete në Kukës, 1 i vdekur

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur sot (2 shkurt ) në Kukës

Dy automjete janë përplasur në segmentin rrugor Ura 6- metroshe në drejtim të qytetit të Kukësit ku për pasojë ka humbur jetën njëri nga drejtuesit e mjeteve.

"Shtetasi me iniciale P.Sh., ka humbur jetën në spitalin e Kukësit.

Mjeti tip 'Wolsvagen' që drejtohej nga shtetasi P.Sh., banues në Kukës, është përplasur me mjetin tip "Benz-fugon", që drejtohej nga shtetasi me iniciale A.D., banues në Kukës,"-raporton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje ku po punon për shkaqet e rrethanave të aksidentit.

EMISIONET