Përplasen dy anije, zhduken 32 persona

Përplasen dy anije, zhduken 32 persona

Të paktën 32 persona janë zhdukur si pasojë e përplasjes së dy anijeve në brigjet lindore të Kinës, sipas mediave vendase. Pas përplasjes, dhjetëra persona humbën në ujërat e detit.

Përplasja mes tankerit të naftës "SANCHI" të regjistruar në Panama dhe transportuesi i mallrave Hong Kong "CF CRYSTAL" ndodhi rreth orës 20:00 në orën lokale të shtunën, 160 milje detare në lindje të grykës së lumit Yangtze, njofton Xinhua duke cituar Ministrinë kineze të Transportit .

Aksidenti shkaktoi një zjarr masiv në bord e"SANCHI", duke shkaktuar animin e anijes cisternë.

Tridhjetë e dy marinarë nga anija panamiane mbeten të zhdukur, duke përfshirë 30 iranianë dhe dy nga Bangladeshi.

"CF CRYSTAL" u dëmtua gjithashtu në përplasje, por ekuipazhi prej 21 personash është në gjendje të sigurt, pasi u shpëtua nga anijet patrulluese të Detit të Kinës Lindore që u dërguan në vendin e ngjarjes.

Operacioni emergjent po vazhdon të dielën në mëngjes. Disa anije të policisë detare, dy anije shpëtimi dhe tre anije pastrimi profesional u dërguan në zonë.

Departamenti i zjarrit i Shangait ka dërguar ekspertë për të ndihmuar në luftën kundër flakëve dhe Agjencia e Policisë Detare të Koresë së Jugut ka vendosur një anije detare policie dhe një avion të krahut të fiksuar për të ndihmuar në përpjekjet e kërkimit dhe shpëtimit

EMISIONET