Një aksident mes disa automjeteve shkaktoi për orë të tëra trafik të rënduar në autostradën Tiranë-Durrës, e cila u mbingarkua edhe për shkak të fundjavës.

Ngjarja ndodhi në orën 16:40 të së dielës ku në korsinë drejtim lëvizje në sensin Durrës-Tiranë, shtatë automjete u përfshinë në një aksident i cili ndodhi për shkak të shpejtësisë dhe manovrimeve të gabuara të drejtuesve të makinave.

Policia tha se automjeti me targa AA 011 ED, me drejtues shtetasin Xh.Y u përplas me dy makina që drejtoheshin nga dy gra.

Si pasojë mbeti e lënduar shtetësja me iniciale R.K ndërsa policia nuk konstatoi plagosjen e ndonjë personi tjetër.

Tiranë, qarkullonte me patentë të falsifikuar, arrestohet shoferi i autobusit      

Aksident me motor në Vorë, vdes 29-vjeçari

 

/Ora News.tv/