Përplas këmbësorin dhe e “braktis” në rrugë, arresohet 45-vjeçari

Përplas këmbësorin dhe e “braktis” në

Një 45-vjeçar përplasi një këmbësor në rrugën “Demokracia” në Kamëz dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

I aksidentuari, 33-vjeçari me D. B., ndodhet në spital në gjendje të rëndë për jetën.

Pas përplasjes, drejtuesi i dyshuar i mjetit me iniciale A. A., 43 vjeç, banues në Tiranë është larguar nga vendi i aksidentit.

Ai u identifikua dhe u arrestua pas disa orësh nga policia.

“Arrestimi i A. A., 43 vjeç, u bë pasi duke qarkulluar me mjetin veturë, tip ‘”Volksëagen”, në rrugën “Demokracia”, në afërsi të degëzimit të  rrugës “Ali Asllani”, Kamëz, ka përplasur shtetasin D. B., 33 vjeç, i cili ndodhet në spital në gjendje të rëndë për jetën,”- informon policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugorr” dhe “Largim nga vendi i aksidentit”.

EMISIONET