Ish kryeprokurori Adriatik Llalla depoziton rekurs në Gjyaktën e Lartë për të kërkuar heqjen e sekuestros preventive ndaj pasurisë së tij.

Rekursi mësohet së është bërë para disa ditësh. 

Më 9 gusht Gjykata e Apelit për Krime të Rënda rrëzoi kërkesën e ish-kryeprokurorit për heqjen e sekuestros preventive.

Pronat e tij u përllogariten në vlerën afro 1 miliard lekë dhe prej 23 korrikut janë të sekuestruara.

Pasurite ne sekuestro preventive

-Apartament banimi, me sipërfaqe 67.2 m², ndodhur në Durrës;  
-Tokë arë, me sipërfaqe 4.500 m², ndodhur në Tiranë;   
-Tokë arë, me sipërfaqe 12.300 m², ndodhur në Tiranë;  
-Tokë arë, me sipërfaqe 3000 m², ndodhur në Tiranë;   
-Tokë arë, me sipërfaqe 2250 m², ndodhur në Tiranë;    

Sipas njoftimit të prokurorisë vlera e tregut e këtyre pasurive arrin në shumën 98.772.000 lekë (918,000$ ose 783,000 euro).

Ish-kryeprokurori nuk iu nënshtrua vetingut. Ndërsa gjatë procesit në KPA ai nuk u paraqit duke paraqitur një prokurë te lëshuar nga Turqia ku autorizonte avokatin si përfaqësues të tij gjatë procesit..

Më 11 qershor 2018 ky komision la në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për ndërprerjen e vettingut për ish-kryeprokurorin por saktësoi në vendim edhe pjesën e përjashtimit të ish-kryeprokurorit nga e drejta për të qenë për 15 vite pjesë e organeve te sistemit të drejtësisë.

Ndërsa me 10 shkurt 2018 dorëzoi tek presidenti Meta, dorëheqjen nga funksionet e magjistratit dhe nga e drejta që i njeh ligji për tu emëruar në një pozicion në nivel të Apelit. Në fillim të këtij viti Adriatik Llalla u ndalua të udhëtojë drejt SHBA-së pas dyshimeve për përfshirje në korrupsion.

Llalla hetohet për "shpërdorim detyre", "deklarim të rremë të pasurisë" dhe "pastrim të produkteve të veprës penale"


/Ora News.tv/