Përmirësohet gjendja e 5-vjeçarit që i ra babait nga makina

Përmirësohet gjendja e 5-vjeçarit që i ra babait nga

Lajm i mirë vjen nga bluzat e bardha në spitalin e Shkodrës mbi gjendjen e vogëlushit 5 vjeçar që u aksidentua një natë më pare duke rënë nga makina e të atit.

Drejtori i spitalit, Ardian Dajti, thotë se gjendja e tij është përmirësuar.

Ardian Dajti: Nuk mund të themi se është jashtë rrezikut sepse do kohë. Por sot mund të themi që fëmija është koshient, reagon, përgjigjet. Nuk ka defiçite.

5-vjeçari S. Kurtaj ra nga xhami i automjetit ku po udhëtonte me babain e tij. Ngjarja e rëndë u shënua rrugës së fshatit Bardhaj, ku  fëmija përfundoi në rrugë, ndërsa babai i tij Hilmi Kurtaj vijoi udhëtimin, duke mos dalluar mungesën e djalit.

"Me datë 26.12.2019 në ora 17.25, shtetasi H. K. 50 vjec, po udhëtonte me mjetin e tij në lagjen “Skenderbeg”, ku kishte 4 femijët e tij, i ka rënë aksidentalisht nga mjeti fëmija, S. K. 5 vjeç, i cili po trajtohet në Spitalin Rajonal Shkodër" njofton policia.

Ka qenë drejtuesi i një mjeti të rastit që ka parë fëmijën përtokë dhe ka ndaluar duke i dhënë ndihmën e parë, duke e dërguar në spitalin rajonal Shkodër.

Më vonë babai ka mbërritur në spital ku ka dhënë edhe dëshminë e tij, duke treguar se nuk e ka vënë re që fëmija ka rënë nga mjeti, pasi brenda ndodheshin edhe 3 fëmijët e tjerë.

EMISIONET