Përmbytja e Bibliotekës, Asllani: Shkaku i paqartë, presim përgjigjen e ekspertizës

Përmbytja e Bibliotekës, Asllani: Shkaku i paqartë, presim

Drejtoresha e Bibliotekës Kombëtare Persida Asllani ka dalë para medias me një komunikim në lidhje me hyrjen e ujit në katin e nëndheshëm të këtij institucioni ku janë dëmtuar më shumë se 12 mijë botime.

Drejtuesja e institucionit theksoi se shkaku i ngjarjes është ende i paqartë por për këtë është kërkuar kryerja e një ekspertize. Persida Asllani shtoi se rreth 70 për qind e materialeve të lagura nga uji, tashmë konsiderohen të rikuperuara ndërsa po punohet me pjesën tjetër.

Drejtuesja aktuale theksoi se ajo dhe paraardhësit e saj kanë informuar me kohë autoritetet shtetërore për gjendjen e rëndë në bibliotekën kombëtare dhe me mungesën e kushteve për ruajtjen e botimeve.

Asllani: Ne i jemi drejtuar tashmë strukturtave profesionale dhe që njihen institucionalisht për të sjellë atë ekspertizën e tyre dhe për të na qartësuar cfarë ndodhi. Në Bibliotekën Kombëtare nuk ka patur raste përmbytjesh dhe ka qenë një hapësirë e thatë. Presim përgjigjen e ekspertizës dhe besoj se do ta komunikojmë sërish. Nuk shohim rrjedhje uji anësore, por shohim gjurmët e lagështirës në dysheme. E kemi të vështirë ta kuptojmë dhe do të presim gjykimin e ekspertëve. Nuk ka ndodhur që në Bibliotekën Kombëtare të ketë pasur përmbytje dhe sikurëse ju sqaroj çfarë ka masa institucioni për të marrë janë marrë në mënyrë inxhinierike. Biblioteka Kombëtare është jashtë standardi për ruajtjen e librave.

EMISIONET