Përmbytja dëmton stadiumin e Kupës së Botës

Përmbytja dëmton stadiumin e Kupës së Botës

Vetëm pak ditë pasi i dha fund Kupës së Botës, njëri prej stadiumeve më të përdorura gjatë këtij turne është "zhdukur". Kjo, pasi një shi i rrëmbyeshëm ka shembur një pjesë të stadiumit të Volgograd, "Volgograd Arena",

Sipas mediave ruse, një mur mbajtës midis stadiumit dhe lumit Vollga u shemb të dielën gjatë shirave të rrëmbyeshme në qytet, duke lejuar që disa ton rërë dhe mbetje të ndryshme të përfundojnë në rrugë dhe më pas të krijojnë një pellg aty pranë stadiumit.

Nga kjo shembje nuk ka pasur të lënduar në njerëz por vetëm dëmë materaliave, me kompaninë mirëmbajtëse të këtij objekti "Stroitransgaz" që ka nisur menjëherë nga puna për pastrimin e dëmit.

Stadiumi prej 45,000 vendesh priti 4 ndeshje të Kupës së Botës, i cili u mbyll vetëm pak ditë më parë.

Ai kushtoi rreth 16.3 miliard rubla (261 milionë dollarë) për tu ndërtuar, por një shi i rrëmbyer "shkrumboi" gjithçka.

EMISIONET