Përmbytet ishulli, uji merr çdo gjë që i del përpara (VIDEO)

Përmbytet ishulli, uji merr çdo gjë që i del përpara

Ishulli Thassos në Greqi është përfshirë nga përmbytjet si pasojë e reshjeve të dendura të shiut.

Pamjet që vijnë nga fshati Panagia janë tronditëse, pasi uji ka marrë gjithçka që i ka dalë përpara.

Në gjashtë zona të ishullit u shpall gjendje e jashtëzakonshme.

Zjarrfikësit evakuuan dy të moshuar nga shtëpia e tyre në Theologos dhe një grua nga Potamia.

Siç theksoi shërbimi meteorologjik i Observatorit Kombëtar të Athinës, shkollat në të gjitha nivelet e arsimit u mbyllën të Premten për shkak të kushteve të pafavorshme.



EMISIONET