Një aksident tragjik ka ndodhur në aksin rrugor Pukë-Shkodër, ku për pasojë ka humbur jetën një person.

 Ngjarja ndodhi në vendin e njohur si ‘Kthesa e Gomsiqes’, ku një vinç me targe AA 706AV  është përmbysur në rrugë, e për pasojë humbi jeten drejtuesi i saj, Alfred Fishta 56 vjeç nga qyteti i Shkodres, ndërsa mbeti i plagosur pasagjeri, 23 vjeçari Gent Ndoci.  

Në vendngjarje mbërriten forcat e policisë së komisariatit Pukë, si dhe shërbimi zjarrfikës, të cilit ju desh për minuta të tëra të ndërhynte për prerjen e mjetit, me qëllim nxjerrjen e trupit të pajetë të drejtuesit që kishte mbetur i bllokuar. 

Grupi i ekspertizës e ka një version paraprak për ngjarjen, ku pasi ka ndërtuar skemën e aksidentit, ka dalë në përfundim se vinçit i janë këputur frenat. Në momentin që drejtuesi e ka kuptuar një fakt të tillë, ka tentuar të manovrojë për të ndaluar, por ka qënë e pamundur dhe është përmbysur. 

Kjo i ka shkaktuar vdekjen, pasi mjeti e ka zënë poshtë tij. Megjithatë do të jetë versioni përfundimtar i ekspertizës dhe dëshmia e pasagjerit të mbijetuar që do të ndihmojnë për ta dokumentuar të plotë këtë aksident të rëndë, që përgjaku rrugën Shkoder – Pukë.

/Ora News.tv/