Përleshje në burgun e Domokos, shqiptarët bëjnë për spital algjerianin

Përleshje në burgun e Domokos, shqiptarët bëjnë

Dy të burgosur shqiptarë kanë rrahur keq një algjerian në burgun e Domokos në Greqi. Ngjarja ka ndodhur të dielën.

Shqiptarët thuhet se e goditën me grushtë, duke i shkaktuar dëmtime të mëdha në trup dhe kokë.

Autoritetet e sigurisë në burg dështuan të ndalin rrahjen. 29-vjeçari i plagosur u dërgua me urgjencë për mjekim në  Qendrën Shëndetësore Domokos.

Nga atje, ai u transportua në Spitalin e Përgjithshëm të Lamias, ku raportohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

EMISIONET