Ivan Perisic ishte në pritje të një transferimi në Premier League, por pas mbylljes së merkatos  duket se e ardhmja e tij është e destinuar për një rikthim në Bundesligën gjermane.

Anësori është jashtë planeve të Antonio Conte, të cilat janë përforcuar me ardhjen e Romelu Lukaku nga Manchester United. Perisic u përdor si sulmues, por cilësohet si i tepërt në formacionin e mjaft dëshiruar nga italiani, 3-5-2 dhe tani klubi milanez po pret një ofertë të përshtatshme, e cila mund të vijë nga gjiganti gjerman, Bayern Munich.

Klubi bavarez, i cili aktualisht është në kërkim të një sulmuesi krahu ka shfaqur interes për  numrin 44 të Interit. Fillimisht skuadra po vlerësonte firmën me Leroy Sane të Manchester Cityt, por pas një dëmtimi të ligamentit që e lë gjermanin për të paktën 6 muaj jashtë fushave, klubi ka filluar të shikojë diku tjetër.

"Bild" raporton se Perisic është një kërkesë e qartë nga Nico Kovac, trajner i Bayern dhe një bashkatdhetar i Perisic. Sidoqoftë, ekziston një problem. Bayern dëshiron që lojtari të mbërrijë në formulën e huazimit, ndërsa Inter dëshiron ta shesë plotësisht. Inter do të ishte e gatshme që të dëgjojë ofertat e Bayern vetëm nëse Perisic nuk do të kthehet në "Giuseppe Meazza".

/Ora News.tv/