Përgjimet nga policia pa leje nga prokuroria, përgjigjet presidenti Meta

Përgjimet nga policia pa leje nga prokuroria, përgjigjet presidenti

Nga presidenca në një konferencë për mediat, presidenti Meta i pyetur në lidhje me ligjin për policinë e shtetit, u shpreh se presidenti i republikës ushtron me përgjegjësi dhe kompetencë detyrat e tij kushtetuese.

Pyetje: Aktualisht është duke u diskutuar ligji për policinë e shtetit që të bëjë përgjigje pa autorizimin e prokurorisë, si e vlerësoni dhe a do ta dekretoni kur të vijë të ju? Kur do ta bëni publike akuzën që bëtë për kryeministrit se sponsorizohet nga lobi serb?

Meta: Besoj se gjërat janë shume të qarta. Presidenti i republikës ushtron me përgjegjësi dhe kompetencë detyrat e tij kushtetuese dhe do të jetë këtu çdo javë, për t’ju njohur me gjykimet dhe qëndrimet e tij, që opinioni publik ka interes.

Kjo do të thotë se do të ndodhë në mënyrën më koherente, të qartë dhe më transparente. 

EMISIONET