Përgjimet, Kryemadhi: Ulërimat e opozitës po faktohen nga duart e qeverisë

Përgjimet, Kryemadhi: Ulërimat e opozitës po faktohen nga duart e

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi në një lidhje për "360 Gradë" në Ora News, tha se përgjimet e publikuara së fundmi për Vangjush Dakon për blerjen e votave në Durrës, faktojnë atë çka ka deklaruar opozita.

KryemadhiUnë nuk do merrem fare me zt.Dako. Ajo çfarë unë mendoj se është e rëndësishme për opsionin publik, por edhe për ata ambasadorë që kanë qenë pjesë e aprovimit të disa vendimeve të paligjshme të Edi Ramës, është që ulërima e opozitës për shitblerjen e votës, përdorimi i kriminelëve, në intimidimin e shqiptarëve, doli e vërtetuar tashmë nga duart e qeverisë vetë. Të dalin këto përgjime nga prokuroria që të gjithë jemi koshientë që është kamikaze të opozitës. 

Janë të paaftë ndaj janë kamikazë. Në këtë rast ia kanë futur vetes. Tashmë vijmë tek një grup tjetër arrestimesh që nga tjetërsimi i pronave deri tek laboratori i drogës në Has. 

Ne po flasim për grupin e Shijakut, po ke edhe Elbasanin, Shkodrën, Vlorën, ku Damian Gjiknuri i di edhe tavolinat ku janë blerë votat. Kemi një raport të OSBE-së ku thuhet se kemi 20% të votave janë të blera, kemi edhe një përgjim të prokurorisë së Edi Ramës që ka dashur të vërë vetullat dhe ka hequr sytë.


EMISIONET