Përgjimet/ Grupi italo-shqiptar trafikonte sasi të konsiderueshme droge nga Ballkani

Përgjimet/ Grupi italo-shqiptar trafikonte sasi të konsiderueshme

Operacioni "Tunel", ku u arrestuan 12 persona, pjesë e një grupi kriminal italo-shqiptar ka nisur hetimet në maj të viti 2017. Përgjimet ambientale e telefonike kanë zbardhur se për llogari të këtij grupi të strukturuar kriminal trafikoheshin nga Ballkani, sasi të konsiderueshme droge e tipit kokainë e marijuanë. Lënda narkotike pas mbërritjes në Itali magazinohej në Messina e tregtohej në të gjitha zonat turistike të provincës siciliane.

Për llogari të këtij grupimi kriminal në shtator të 2017 antimafia italiane sekuestroj rreth 42 kg marijuanë e fshehur në galerinë hekurudhore “Spadalara”.

Në dhjetor të 2017 këtij grupi trafikantësh iu sekuestruan dhe dy sasi të tjera marijuanë me peshë 22 kg e 10 kg që po transportoheshin në bordin e automjeteve.

Antimafia italiane informon se ka shpallur në kërkim 3 shqiptarë, anëtarë të këtij grupimi trafikantësh.

EMISIONET