Përfundon gjyqi Balla-Basha, vendimi me 21 janar

Përfundon gjyqi Balla-Basha, vendimi me 21 janar

Verdikti përfundimtar i gjykatës për padinë për shpifje mes Lulzim Bashës dhe deputetit Taulant Balla do të jepet në 21 janar. Gjyqtari, Gert Hoxha, pasi dëgjoi palët në konkluzionet përfundimtare vendosi ta shtyjë vendimin për një javë. Balla kërkoi dënimin e Bashës, ndërsa avokatët e kreut të PD dhe prokurori çështjes kërkuan pushimin e padisë.

Gjykata e Tiranës do të shpallë më 21 janar vendimin për padinë mes kreut  të Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe kryetarit të grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla.

Padia është dorëzuar pak muaj me parë nga Balla në Gjykatën e Tiranës pas deklarimeve të bëra nga kryedemokrati, i cili e akuzonte Ballën se kishte lidhje me sasinë e parave që u kapën në portin e Durrësit.

Në konkluzionet përfundimtare, avokati i Ballës kërkoi dënimin e Bashës, për veprën penale të shpifjes së kryer botërisht.

Por ndërkohe të kundërtën pretenduan avokatët e Bashës, të cilët kërkuan pushimin e çështjes. Të njëjtën gjë kërkoi edhe prokurori i çështjes.

Pas kësaj kërkese të prokurorisë ka reaguar edhe vetë Balla, i cili tha se paratë e dëmshpërblimit do ti përdorë për ngritjen e çerdheve.

Balla: Nëse akuza të këtij niveli do të quheshin opinione në këtë vend do ti jepnim shfrenim çdo lloj akuze pa kuptim, megjithatë është gjykata ajo që duhet ta rregullojë këtë.

Taulant Balla ka qenë i pranishëm në çdo seancë gjyqësore, ndërsa krydemokrati është përfaqësuar nga avokatët e tij.

EMISIONET