Pas Kidës, edhe Fero mbyll historinë me ‘On Records’.Reperi i njohur nga Kosova, njoftoi sot në faqen e tij lajmin që nuk është më pjesë e  kompanisë muzikore.

Gjithçka dukej të jetë bërë në mënyrë paqësore ndryshe prej kolegëve të tij, Mozzik dhe Getinjo të cilët ndarjen artistike po e ndjekin me avokatë për shkak të prishjes së njëanshme të kontratës, kjo sipas pretendimit të kompanisë.

Në postimin e bërë, Fero theksoi faktin se do të vazhdojë rrugëtimin si artist i pavarur.

Por Prive.al ka arritur të mësojë nga burime të sigurta se ai pas pak muajsh potencialisht mund të jetë prurja e re e grupit ‘Babastars’.

‘Fero ka tash e një kohë që nuk e fsheh dëshirën që të jetë në ‘Babastars’ ose të bashkëpunojë ngushtë me ta. Ai ka raport tejet të mirë me Getin dhe për këtë arsye, kalimi në ‘BS’ nuk do të ishte çudi tashmë kur nuk e lidh asnjë obligim ligjor me kompaninë në të cilën ishte deri sot. Gjatë gjithë kësaj kohe është punuar edhe në projekte të përbashkëta.’ – thekson ky burim.

Prive.al ka kontaktuar edhe me menaxherin e ‘Babastars’, Dekorim Sahiti i cili me përgjigjen e tij vetëm se shtoi më shumë dyshimet për një kalim të tillë.

‘Ne kemi marrëdhënie shumë të mira por deri tash sa i përket kësaj pjese ne nuk kemi pasë kurrë asnjë diskutim. Mirëpo për të ardhmen, nuk dihet asgjë. Ka mundësi të bëhet’ – u shpreh Sahiti.

Kalimi i Feros te ‘Babastars’ pa dyshim që do t’i shërbente edhe grupit, i cili duhet thënë se nuk është në ditët e tij më të mira për shkak të largimit të disa prej figurave historike dhe mungesës së risive.


/Ora News.tv/