Perez i çmendur pas Neymar, bën gati ofertë faraonike për PSG-në

Perez i çmendur pas Neymar, bën gati ofertë faraonike për

Reali i Madridit  është vënë në kërkim të zëvendësuesit të Cristiano Ronaldos .

Pas  lajmeve  se  fituesi i pesë "Topave të Artë"  është drejt largimit nga "Los Blanchos" , skuadra kryeqytetase po përgatitet të afrojë një tjetër sulmues , për të cilin është i gatshëm të shpenzojë shifra të çmendura. Bëhet fjalë për Neymar , i cili  është përfolur prej kohësh  si një nder lojtarët më të lakmuar  për  ekipin e "Santiago Bernabeut" , por tashmë duket se kampionët e Europës po bëjnë çmos  që  të bëjnë të mundur akordin me  bomberin brazilian.

Prestigjozja britanike "The SUN" raporton se  klubi i Presidentit Florentino Perez është i gatshëm të sakrifikojë shifrën rekord prej 350 milion eurosh  për të siguruar shërbimet e yllit  të "Parc De Prince. Duke iu referuar këtyre burimeve, në një nder pikat  e  kontratës së 26 vjeçarit,  shkruhet e zeza mbi të bardhë se Neymar mund të lihet i lirë për 300 milion euro por vetëm pas  datës 1 shtator, pra jashtë afatit të  merkatos verore, që do të thotë se  fantazisti duhet të  presë deri në transfertën e janarit për të zbritur në fushën e blertë.

Për këtë arsye, gjigandët  madrilenë janë të gatshëm të sakrifikojnë edhe 350 milion euro, për ta pasur të gatshëm brazilianin që në fillim të sezonit.  Edhe pse në këtë rast ,   paratë nuk duket të jenë problem për klubin e La Ligës, ndërsa mbetet për t'u parë nëse Neymar do ta joshë ideja që në sezonin e ardhshëm të  përfaqësojë fanellën e "Los Blanchos".

EMISIONET