Presidenti i Realit të Madridit, Florentino Perez është gati të ofrojë Raphael Varane për të transferuar në "Santiago Bernabeu", portierin e Chelsea, Thibaut Courtois.

Sipas "Don Balon" Perez dëshiron të nënshkruajë me një portier të ri në verë dhe Courtois është në krye të preferencave të tij.

Për shërbimet e belgut interes ka shfaqur dhe Paris Saint Germain, por numri 1 i klubit madrilen shpreson se përfshirja e kartonit të mbrojtësit Varane, pritet ta ndihmoj në mbylljen me sukses të këtij operacioni.

/Ora News.tv/