Një person u dënua me 5 vite burg pasi “sulmoi” me anë të një maceje një oficer policie në Rusi.

59 vjeçari ishte ulur në rrugë në Moskë duke konsumuar alkool. Polici erdhi për kontroll pasi banorët e shtëpive rrotull u ankuan për zhurmë.

Gennady Shcerbakov mori një mace që po kalonte rastësisht në rrugë dhe ia hodhi në fytyrë policit, që raportohet se mbeti i plagosur.

Tashmë gjykata i dha dënim me 5 vite burg për sulm ndaj një oficeri policie.

/Ora News.tv/