Pepe Reina drejt largimit, Napoli hidhet në sulm për yllin e Romës

Pepe Reina drejt largimit, Napoli hidhet në sulm për yllin e

Me Pepe Reina që thuhet se ka një marrëveshje verbale me skuadrën e Milanit, drejtuesit e Napolit janë futur në merkato për të gjetur portierin që do të mbroj katërkëndëshin e tyre duke filluar që nga sezoni i ardhshëm.

Sipas ekspertit të merkatos, Alfredo Pedulla napoletanët kanë "pikasur" portierin e Romës, Alisson si zëvendësuesin e mundshëm të portierit spanjoll, ndërsa po sipas Pedulla, Aurelio de Laurentis ka bërë dhe një ofertë zyrtare për 25 vjeçarin.

Napoli thuhet se ka pasur një ofertë prej 40 milion euro për portierin romak Alisson, ku 35 milion euro do të derdhen direkt në arkat e klubit verdhekuq dhe 5 milion euronë formë bonusesh. Por sipas mediave italiane, propozimi është rrëzuar pasi drejtuesit e Romës kërkonin të paktën 50 milion euro për kartonin e brazilianit.

Nëse dështon pista që dërgon Allison tek Napoli, thuhet se Sarri po synon të firmos me njërin nga Bernd Leno të Bayer Leverkusenit dhe Mattia Perin të Genoas.

EMISIONET