Pep Guardiola zbulon interesin e Bayern, konfirmon dëmtimin e Sane

Pep Guardiola zbulon interesin e Bayern, konfirmon dëmtimin e Sane

Lajme vërtetë të këqija për Manchester Cityn në prag të sezonit të ri, 2019-2020.

Kampionët e Anglisë do ta nisin në  transfertën kryeqytetase edicionin e Premier League, teksa do të masin forcat me West Ham. Por, rruga drejt mbrojtjes së titullit është ndërlikuar shumë, pasi një prej futbollistëve kryesorë, Leroy Sane ka dëmtuar ligamentet, duke humbur në këtë mënyrë rastin për të zbritur në fushë për 7 muajt e ardhshëm.

Konfirmimi ka ardhur edhe nga trajneri, Pep Guardiola, që e konsideroi 23 vjeçarin si të pashitshëm, përpos interesit të Bayern Munich në këtë merkato vere.

"Lajm tepër i keq. Nuk e di se sa do të jetë ai jashtë fushave, por ky dëmtim të lë jashtë për 6 apo 7 muaj. Shpresojmë që Sane të jetë i gatshëm në muajin shkurt ose mars. Është një lojtar i ri dhe shpresojmë se do të rikuperohet mirë. Ai është në duar të sigurta."-tha spanjolli, ndërsa komentoi edhe interesin e gjermanëve.

"Unë nuk mendoja se mund të largohej. Gjithmonë thoja të njëjtën gjë: ai është lojtari ynë dhe ai kurrë nuk më tha se dëshiron të largohet. Pra, gjithmonë kam menduar që ai do të qëndronte me ne, kjo është arsyeja pse ai luajti në çdo lojë para-sezonit ”.-përfundoi Guardiola.

Për kartonin e Sane, Bayern thuhej se kishte ofruar 140 milionë euro, ofertë që u refuzua nga drejtuesit e "qytetarëve".

EMISIONET