Pensionet, bashkëpunim mes organizatave italo-shqiptare për njohjen e kontributeve

Pensionet, bashkëpunim mes organizatave italo-shqiptare për njohjen e

Përfaqësues të organizatave në Itali dhe Shqipëri janë duke diskutuar në lidhje me arritjen e një pakti mes dy shteteve për njohjen e kontributeve. Emigrantët bëjnë thirrje edhe për njohjen e të drejtës së votës.

Mungesa e një marrëveshje mes Shqipërisë dhe Italisë për njohjen e kontributeve të pensioneve është një nga shqetësimet kryesore të shqiptarëve që kanë zgjedhur të emigrojnë përtej Adriatikut. 

Bisedimet për këtë çështje nuk po zhvillohen vetëm mes dy shteteve. Tashmë ka nisur puna dhe prej organizatave të ndryshme, në një prej të cilave është angazhuar edhe një shqiptare.

"Ajo që duhet të mendohet, diaspora që nuk mund të sjellë vetëm fonde, që të bëjë zhvillim ekonomik, por duhet të mendohet edhe diaspora që ka brengë"

Një nga zgjidhjet e mundshme është dhe propozimi për ti dhënë emigrantëve të drejtën për të votuar.

Në këtë mënyrë dhe politika do të krijojë politika mbështetëse për ta.

"Jemi duke promovuar disa iniciativa. Kemi lobuar vite përpara tu jepnim të huajve të drejtën e votës lokale,  por nuk arritëm."

Sipas të dhënave zyrtare, në Itali janë rreth 2.5 milionë emigrantë të punësuar me kontrata të rregullta pune, duke përbërë 10.6% të numrit të përgjithshëm të punonjësve.

EMISIONET