Pëllumb Pipero, mjeku infeksionist flet për situatën gripale në Shqipëri: Rekomandojmë vaksinimin

Pëllumb Pipero, mjeku infeksionist flet për situatën gripale

I ftuar në emisionin “ThumbON” në RTV Ora, ka qenë i ftuar mjeku infeksionit Pëllumb Pipero i cili ka folur për situatën gripale në Shqipëri.

Ai shprehet pozitiv dhe thotë se nuk kemi hyrë ende në fazën e epidemisë së gripit, por për të paraprirë ndonjë aplikacion të gjithë duhet të vaksinohen për parandalimin e tij.

Aktualisht ne jemi në përditshmëri të problematikave të stinës, ku pjesën kryesore e zë gripi stinor. Por ende nuk kemi hyrë në atë fazë të epidemisë së gripit. Veçanërisht fëmijët e vegjël, gratë shtatzëna dhe të moshuarit janë më të ekspozuarit dhe rrezikuarit nga gripi. Kjo popullatë është më shumë në risk dhe ne mjekët rekomandojmë ndonjëherë edhe me forcë, të vaksinohen çdo vit për gripin stinor sepse vaksinimi ul mundësinë për t’u infektuar. Vaksina nuk mbron 100% por mbi 80%. Por ka këtë avantazh që edhe nëse prekemi nga gripi do e kemi të lehtë ta kalojmë, pa komplikacione”.

EMISIONET