Pedagogu: Me 700 mijë lekë të qelbura të bëj kërkim shkencor! Tupe përgjigje emblematike

Pedagogu: Me 700 mijë lekë të qelbura të bëj

Pedagogu Rezart Prifti i ftuar në "Ekopolitikë" në Ora News, u shpreh se nuk mund të bënte kërkim shkencor me aq pagë sa merr, por ish-pedagogu i njohur Edmond Tupe i dha një përgjigje thuajse emblematike.

Pjesë nga biseda: 

Prifti: Unë jam pedagog i Universitetit të Tiranës. Kam 700 mijë lekë rrogë të qelbura. Si mund të bëj kërkim shkencor?! Si u bëka kërkimi shkencor me 700 mijë lekë? Do ha bukë mor zotëri.

Tupe: Më fal, ke Pierre Marie Curie

Prifti: Sigurisht. Kam studiuar në Varshavë dhe Pierre Marie Curie e kishin simbol të madh.

Tupe: Me origjinë ishte polake. Kërkimin si e bënë ata? Kishin pagesë të madhe? Duhet vullnet për këtë. Mos më nxirr pagën. Është e rëndësishme, jam dakord.

EMISIONET