Ngjela: Shqipëria nuk i plotëson 15 kushtet por është presioni amerikan që e do në BE

Ngjela: Shqipëria nuk i plotëson 15 kushtet por është

Hetimi i shembjes së teatrit kombëtar dhe dosjet “184” dhe “339” si dhe 15 kushtet për integrimin në BE ishin fokusi i diskutimit të komisionit  të jashtëm të Parlamentit Evropian ditën e sotme (22 qershor).

Në analizën e mbrëmjes në Ora News, avokati Spartak Ngjela thotë se dy çështjet e para nuk janë me ndonjë vlerë të madhe teksa për prishjen e teatrit nuk ka mbetur më asgjë për të diskutuar.

Ai thotë se hetimi për shembjen e saj i takon dretësisë derisa të kryhet reforma. Sipas tij, Shqipëria nuk i plotëson 15 kushtet për në BE por është presioni amerikan që e do vendin tonë në union.

Ngjela: Këto janë shtesa që i bëjnë shqiptarët. Nuk i shoh me ndonjë vlerë të madhe. 15 kushtet janë esenciale dhe ato duhet të zbatohen. Përsa i përket prishjes së teatrit çfarë kushti mund të jetë? Gabohemi në objekt. Ai u prish. Hetimi është çështje e reformës në drejtësi. Nuk përfaqëson kusht ai. Nuk janë vendime të asamblesë, janë vendime të grupeve të ndryshme parlamentare. Është dhe ai i Partive Popullore që i çojnë ata që nuk dinë të bëjnë opozitë. Flasin broçkulla gjithë ditën. Në esencë është kjo që Shqipëria nuk i plotëson kushtet që të hyjë në BE, por është presioni amerikanë që e do në BE dhe politika amerikane e tha hapur tani që ne jemi të interesuar që Shqipëria të jetë në union. Derisa e thanë hapur atëherë është politikë e tyre. 

Duke vlerësuar situatën politike në vend, Ngjela thotë se Shqipëria në këtë moment nuk i plotëson kushtet për integrimin në BE. Kjo pasi sipas tij, në vend nuk garantohet një nga të drejtat themelore të njeriut në një shtet demokratik siç është vota e lirë.

Sipas avokatit, të gjitha lëvizjet apo reformat që ndërmerren nga një grup politikanësh, në rastin konkret nga dy parti politike, nuk do të ketë zgjedhje të lira.

Ngjela: Siç janë vendosur do të vijojnë të vendosen kushte sepse Shqipëria është një qeverisje me  probleme në funksion të demokracisë dhe të drejtave të njeriut. Këtu ende nuk është garantuar vota e lirë. Si mund të hysh në BE. Të dy palët manipulojnë zgjedhjet me kodin që bëjnë bashkë. Fakti që bëjnë një kod që administrimi zgjedhor drejtohet nga dy partitë do të thotë që nuk do të kemi kurrë zgjedhje të lira. Do ndërrohen portat e korrupsionit. Shpresën time e kam shprehur tek reforma në drejtësi për t’i kapur ata.

Ndërkohë për përplasjen mes mazhorancës dhe Presidentit si dhe raportin e Venecias për emërimet në Gjykatën Kushtetuese ku nuk u evidentua shkelje ligjore, Ngjela thotë se këtë do ta zgjidhë gjykata.

Sipas tij, Presidenti do të ballafaqohet me palën tjetër të cilët duhet të paraqesin pretendimet e tyre e në fund do të vendosë gjykata.

Ngjela: E para e punës njëherë nuk është hap mbështetës. Nuk është luftues por jo mbështetës. Erdhën nja dy juristë në takim. Çfarë e dini Komisionin e Venecias ju, gjykatë? Nuk ka përmbarim. Ka këtu institucion përmbarimi që të ekzekutojë vendimet e tyre? Jo. Ato janë sugjerime, jo vendime. Sugjerimet nuk janë të drejtëpërdrejta. Problemi qëndron këtu që Presidenti aktual akuzohet sepse ka caktuar një ditë të re zgjedhjesh. Dhe kjo do shkojë direkt në gjyq. Është ngritur hetimi parlamentar, është shkelje e kushtetutës. Të ka folur gjithkush. Edhe Venecia dhe Strasburgu ta thonë që ajo është shkelje e Kushtetutës por është një gjykatë ajo që do ta pozicionojë atë nëse është një shkelje e rëndë apo jo. 

Për mendimin tim është një shkelje e rëndë. Në gjykatë do shkojë sepse nëse hetimi parlamentar nuk shkon deri në fund, atëherë vërtetohet dyshimi i ambasadores amerikane që tha që ne kemi të dhëna se janë bashkë. Duhet të flasim me sistem. Ai do shkojë në gjyq, këta do paraqesin shkeljet e në fund vendos gjykata. Problemi qëndron që kur ta marrë Gjykata Kishtetuese shkarkimin e Presidentit, atëherë mund të kërkojnë ekspertizë ndërkombëtare të specializuar dhe të njohur botërisht. Ai do shkojë përpara Gjykatës Kushtetuese, tani që formohet dhe Gjykata e Lartë. Kjo është situata e Presidentit i cili do të shkojë në gjykatë.

Intervista në studio me gazetaren Matilda Mcini, përgatiti në online Endi Mullaj

EMISIONET