Partia Demokratike do të votojë për herë të parë një kandidat të PPE për President të Komisionit Europian.

Votën e opozitës shqiptare në familjen e qendrës së djathtë Europiane e zbuloi Lulzim Basha, i cili po  merr pjesë në Kongresin e PPE në Helsinki. 4 votat e PD, kur të votohet të enjten, janë për gjermanin, Manfred Weber.

“Në Asamblenë Politike të PPE #EPPHelsinki miratuam kandidaturat e Weber dhe Stubb. Nesër #EPPCongress debati dhe të enjten zgjedhim kandidatin e PPE për President të Komisionit Europian. Si anëtare me të drejtë vote, 4 votat e PD janë për @ManfredWeber e simotrës mike CDU/CSU” shkruan Basha në rrjetet sociale.




/Ora News.tv/