Pas 3 orësh PD, LSI e PS dalin te kënaqura: Zgjedhjet jo më në qershor, shteti mbulon "pjesen e luanit" të fushatës

Pas 3 orësh PD, LSI e PS dalin te kënaqura: Zgjedhjet jo më

Pas tre orëve diskutim, Partia Demokratike, Lëvizja Socialiste për Integrim dhe Partia Socialiste kanë gjetur dakordësinë sa i takon shkurtimit të periudhës zgjedhore si dhe kapitullit të financimit të fushatës zgjedhore dhe kuotave gjinore.

Zgjedhjet nuk do të mbahen më në qershor, por janë propozuar periudhat nga 15 Prill-15 Maj dhe  nga 15 Tetor - 15 Nëntor. 

Ndryshe nga varianti aktual ku Presidenti detyrohet të caktojë datën në një nga 2 të dielat e fundit të periudhës, tani presidenti nuk ka kufizim. Ai mund të dekretojë zgjedhjet në secilën nga të dielat brenda periudhës së re të miratuar.

Damian Gjiknuri: "Jam i kënaqur kemi progres nuk është përfundimtar është hap i mirë por cdo gjë e mirë nis me hapat e parë të mirë. Rama dakord që periudha zgjedhore të shkurtohet. Ramë dakord për kuotën gjinore, 1 në tre emra të jetë nga gjinia femërore. " 

Oerd Bylykbashi: U arrit dakordësia për të patur dy periudha zgjedhore. 15 prill-15 maj është periudha e parë dhe 15 tetor-15 nëntor periudha e dytë, e cila do t'i mundësojë Presidentit të Republikës datën e zgjedhjeve pa kufizime siç është deri më sot.

Por Bashkëkryetarja e reformes zgjedhore, deputetja e opozitës parlamentare Rudina Hajdari shprehu rezerva sa i takon kësaj periudhe duke akuzuar maxhorancën e opozitën e Lulzim Bashes se në këtë mënyrë duan të lënë jashtë diasporën.

Rudina Hajdari:U dakordësua për një fashë zgjedhore të re. Kishim protagonistët e këshillit politik si ato vajzat që tregojnë tiparet atmosferike. Kjo ishte e papranueshme. Nëse ne ndryshojmë fashat e votimeve mbyllim derën e diasporës. As nuk I japin të drejtën diasporës për të votuar por dhe I heqin të drejtën. Ne ia mbyllim derën dy herë diasporës. Unë shpreha rezervat e mia."

Fushata "pjesa e luanit" do mbulohet nga shteti - Fushata Zgjedhore e partive politike do të financohet sipas një formule mikse e cila parashikon më shumë mbështetje nga shteti sesa privati.. Ekspertët do të punojnë per hartimin e formulës.

Damian Gjiknuri (PS): "Ramë dakord për financimin miks. Ka marrë përsipër të shtojë pjesën e financimit publik në mënyrë që të rritet pesha e financimi publik. Ende kemi çështje që na ndajnë por në përgjithësi kapitulli I financimit të fushatës zgjedhore ka marrë dakordësinë me përjashtim të 2-3 elementëve."

Oerd Bylykbashi (PD): Synimi kryesor i yni si opozitë, ka qenë reduktimi në mënyrë drastike të financimit privat dhe i shpenzimeve në fushata zgjedhore. Që të pastrohet fushata dhe politika nga ndikime të paligjshme dhe interesa të paligjshme që penetrojnë në fushatë përmes financimit.''

Opozita propozon që financimi nga privati të jetë sa gjysma e financimit nga shteti. Aktualisht, partitë lejohen të shpenzojnë sa 10 herë shuma e financimit publik. Psh. Kur ajo merr nga buxheti 30 milionë lekë, financimi privat do të jetë 15 milionë lekë dhe jo 300 milionë, siç është aktialisht. Por Hajdari shpreh rezerva per kete nismë.

Rudina Hajdari: "Kanë rënë dakord që buxhetimi nga shteti për partitë të dyfishohet. PD e LSI kërkojnë dyfishimin e lekëve për fushatën zgjedhore. Duhet të japin shpjegim pse duan dyfishimin. Ti leme pazaret o te japim ndryshimin e sistemit, o te luftojme për lista të hapura ose qytetarët të zgjedhin me referendum nëse duan ndryshimin e sistemit"

Nje ne 3 emra do jetë një grua -  Eshte rene dakord që një ndër tre emrat do të jetë një grua.  Aktualisht, lista e pakufizuar dhe vendosja e grave në fund të listës e bën joefektive kuotën 30%. 

Petrit Vasili (LSI): Bashkë ndamë një zgjidhje e kompromis që kuota gjinore të respektohet me principin 1 ne 3. Te unifikohet dhe me kuoten gjinore te aplikuar ne zgjedhjet lokale

Mbledhja tjeter do te jetë të enjten dhe do të diskutohet krimi elektoral. 

EMISIONET