Patozi: Si trajneri i kombëtares italiane u bë qesharak si Lulzim Basha

Patozi: Si trajneri i kombëtares italiane u bë qesharak si Lulzim

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Astrit Patozi ka ironizuar kreun e PD-së, Lulzim Basha duke sjellë si shembull trajnerin e kombëtares italiane të futbollit që pavarësisht se nxori Italinë nga botërori këmbëngulte për sukseset e tij. Megjithatë, Patozi përmend një ndryshim midis rastit italian dhe atij shqiptar.

Reagimi i plotë i Patozit: 

Kuptimi i unanimitetit në shqip dhe italisht

E gjithë Italia ishte e zhgënjyer dhe e pikëlluar nga disfata e kombëtares së futbollit me Suedinë, por trajneri ngulte këmbë se e kishte drejtuar mirë skuadrën.

Kur të gjithë prisnin të paktën dorëheqjen e tij, si ngushëllimin më të vogël, Gian Piero Ventura numuronte sukseset, që kishin arritur "gli azzuri" në udhëheqjen e tij.

Dhe të gjitha këto i thonte në diten e qametit, kur e kishte nxjerrë Italinë jashtë botërorit, një gjë që kishte ndodhur vetëm një herë në histori, 60 vjet të shkuara.

U bë kaq qesharak, sa mund të krahasohej vetëm me Lulzim Bashën në Shqipëri, pas zgjedhjeve të 25 qershorit.

Ndryshimi i vetëm mes dy rasteve është se në Romë u mblodhën ca burra dhe e shkarkuan me unanimitet humbësin.

Ndërsa në Tiranë burrat u mblodhën që të shpallnin me unanimitet fitoren e humbësit.

EMISIONET