Fatmira Hajdari ikën nga drejtësia, e veja e Heroit të Demokracisë nuk justifikoi pasurinë

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi sot nga detyra gjyqtaren e Gjykatës së Apelit të Tiranës, Fatmira Hajdari, e veja e liderit të demokracisë Azem Hajdari dhe nëna e deputetes Rudina Hajdari.

"Vendim i pritshëm" deklaroi për mediat Hajdari pas vendimit. Ndërsa avokati Maks Haxhia, e cilësoi vendimin të paligjshëm.

"Nuk ishte aspak i ligjshëm. E patë vetë sesi nuk morën asnjë kërkesë," tha ai duke paralajmeruar se do ta ankimojnë vendimin.

Mbërritja ne Gjykate-  Zonja Hajdari mbërriti dy minuta para orarës 10:00 kur ishte caktura ora për shpalljen e vendimit.

Trupa gjykuese përbëhej nga Roland Ilia, Firdes Shuli dhe Etleda Çiftja. 

Gjykimi- Hajdari u hetua në kriterin e pasurisë dhe integritet. Vendimi erdhi tre ditë pas seancës dëgjimore. Një sërë mosdeklarimesh të pasurisë, deklarime jo të plota në vite dhe mohimi i revokimit të vizës nga ambasada e SHBA-së në Tiranë, e vunë në pozitë të vështirë gjyqtaren e Gjykatës së Apelit të Tiranës. Sipas KPK ajo kishte një bilanc negativ prej 470 mije euro. Gjithashtu në emër te familjarëve rezultonte një godinë 10 katëshe pa leje.  Ndërsa ambasada amerikane i revokoi vizë në 2017.

Fatmira Hajdari e nisi karrierën në sistemin e drejtësisë në vitet 2000 si gjyqtare e Gjykatës së Tiranës. Në korrik 2013, Hajdari u dekretua nga Presidenti gjyqtare në Gjykatën e Apelit të Tiranës, funksion të cilin e mbante deri sot kur KPK vendosi shkarkimin e saj.

Me shkarkimin e Hajdarit shkon në 5 numri i magjistratëve të shkarkuar këtë javë. Ndërkohë gjyqtari Rivdan Hado, kreu i Gjykatës së Apelit nuk rezultoi me probleme në të tre kriteret. 


Lexo me shume: E ëma ngeci në vetting, por Rudina Hajdari beson te drejtësia: Ata që m'u hodhën si ujqër e morën përgjigjen


Lexo edhe: "Vazhdoj të jetoj në të njëjtën vilë që bleu Azemi", çfarë deklaroi Fatmira Hajdari në KPK

Pasuritë që nuk arriti të justifikojë Fatmira Hajdari, Vëzhguesi ndërkombëtar e zë ngushtë me "Pse"


(Foto: LSA



EMISIONET