Karen Ji është një studente kineze që studion për drejtësi dhe tregti në Sidnei të Australisë.

Ajo ishte një nga qindra studentet e prekur nga vendimi i qeverisë australiane që anuloi ardhjen e personave nga Kina në vend për shkak të koronavirusit.

''Bleva një biletë tepër të shtrenjtë për tu kthyer në Australi. Megjithatë fluturimi u anulua dhe më zuri paniku. Kështu që vendosa të udhëtoj nga një vend i tretë në drejtim të Australisë. Ndihem akoma e lodhur sepse më kushtoi shumë para dhe ditë që të kthehesha përsëri'', tha ajo për BBC.

Udhëtarët nga Kina mund të hyjnë në Australi vetëm nëse futen në karantinë për dy javë në një vend të tretë. Ji dhe mamaja e saj ndenjën 16 ditë në Bangkok të Tajlandës, dhe shpenzuan rreth 20,000 dollarë për t'u kthyer në Australi.

Shumë studentë kinezë nuk kanë mundur dot të udhëtojnë drejt një vendi të tretë duke mos u kthyer dot në shtetet ku ata studiojnë. Universitetet kanë ofruar grante prej 7,500 dollarësh për të ndihmuar studentët. Studentët kinezë përbejnë pjesën më të madhe të shtetasve të huaj që studiojnë në Australi.

''Ne kontribuojmë shumë para në Australi çdo vit. Njoh disa shtetas australianë që e kanë pëlqyer vendimin për të na ndaluar që të kthehemi këtu, është gjë e mirë për ta dhe për sigurinë e tyre.  Mendoj se është e vështirë të gjykohet në këto momente vendimi i qeverisë asutraliane. Jam shumë e lumtur që u ktheva këtu për të vazhduar studimet'', tha Ji.


/Ora News.tv/