Një krim i rëndë në familje tronditi Paskuqan mbrëmjen e 9 janarit. Erëdet Çapoku ka vrarë me mjete të forta e prerëse kunatën e tij Enkeleda brenda në banesën e saj.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në banesën e viktimës rreth orës 23:40 dhe krimi është kryer në prezencën e nënës dhe vajzës së saj, 18 vjeçe.

Pas krimit ai u larguar nga banesa dhe u arrestua disa orë pas krimit po në Tiranë.

“Shtetasi Erëdet Çapoku 34 vjeç, për motive ende të paqarta ka goditur për vdekje me mjet të fort kunatën e tij shtetasen Enkeleda Çapoku, 30 vjeçe, e cila si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë” informoi policia

Sipas hetimeve burri ka shkallmuar derën dhe ka hyrë me forcë. Gruaja ka tentuar të largohet nga dhoma e ndejnjes tek dhoma e gjumit por është masakruar në korridor. 

Policia nuk jep detaje për shkaqet e këtij krimi të rëndë, por gazetari i Ora News, Besar Bajraktaraj informon se mes dy familjeve prej kohësh ka pasur një konflik për ndarjen e banesës.

”Konflikti ka lindur vite më parë në lidhje me ndarjen e banesës mes familjes së shtetasit Erëdet Çapoku dhe vëllait të tij që ndodhet në burg për një vepër penale lidhur me trafikun e lëndës narkotike”

Për shkak të këtij konflikti për 30 vjeçaren ishte firmosur dhe një urdhërmbrojtjeje nga kunati i saj.

Gjashtë muaj më parë, Enkeleda ka denoncuar në komisariatin e Kamzës për përndjekje dhe ka pasur një urdhër mbrojtjeje. Gjatë orëve të natës së të enjtes, Erëdeti ka thyer urdhrin e mbrojtjes duke hyrë në banesën e kunatës së tij duke i shkaktuar dhe vdekjen.

Autori u arrestua disa orë pas krimit në zonën e Laprakës. 







/Ora News.tv/