Paskal Milo: Gent Cakaj viktimë e përplasjeve dhe krushqive të pamenaxhuara mirë

Paskal Milo: Gent Cakaj viktimë e përplasjeve dhe krushqive të

Historiani Paskal Milo i ftuar në "360 Gradë" në Ora News tha se Gent Cakaj është viktimë e përplasjeve institucionale politike në Shqipëri dhe e krushqive të pamenaxhuara mire nga të dy kufijtë.

Nuk e di cilësinë me të cilën ka qenë i ftuar tek emisioni i Baton Haxhiut, ka qenë si zv. Ministër i Punëve të Jashtme i qeverisë shqiptare për të folur atje apo ka qenë i ftuar si një qytetar i Prishtinës, si një i njohur apo analist i Kosovës për të folur për problemet që shqetësojnë.

Unë dua ta inkuadroj pak më gjerë dhe mendoj se ajo çfarë ka ndodhur, tregon në të njëjtën kohë, për fat të keq, edhe papjekurinë e politikës shqiptare në këtë shekull. Zoti Cakaj është një viktimë e përplasjeve institucionale politike në Shqipëri dhe e krushqive të pamenaxhuara mirë dhe jo të shëndetshme midis dy anëve të kufirit që krijojnë marrëdhënie shpesh herë joinstitucionale, por të një natyre që nuk janë për tu përshëndetur.

Milo ka dhe një apel për qeverinë shqiptarë. Të jetë e vëmendshme për të respektuar institucionet e Kosovës.

Kam përshtypjen qeveritë shqiptare harrojnë se pas vitit 2008 Kosova është shtet i pavarur por duhet të jemi të vëmendshëm të mos eskalojmë të ndërhyjmë si shtet amë në momente të caktuara, aq sa, janë shprehur në mënyrë publike autoritetet e Kosovës, dhe kanë bërë deklarata zyrtare që i kanë thënë Shqipërisë të lutem mos ndërhyjë jemi shtet i pavarur sovran".


EMISIONET