Kryeministri i Britanisë Boris Johnson ka përfunduar në terapi intensive.

Ai u shtrua në spital mbrëmjen e djeshme pasi kishte simptoma të vazhdueshme të koronavirusit të ri.

Zëdhënësi i tij deklaron për mediat se gjendja e kryeministrit u përkeqësua gjatë ditës së sotme ndaj ishte e nevojshme t'i nënshtrohej terapisë intensive.

Johnson i ka kërkuar Sekretarit të Jashtëm Dominic Raab që ta zëvendësoj atë në krye të detyrës si kryeministër.

55 vjeçari dhe e fejuara e tij Carrie Symons rezultuan pozitiv ndaj testeve të kryera 11 ditë më parë.

Deri më tani në Britani të Madhe është raportuar për 52,274 persona të infektuar dhe 5,383 të vdekur, si pasojë e sëmundjes Covid-19, që shkakton koronavirusi.

/Ora News.tv/