Doktor Philip Breen, babai i Lorna Breen, doktoreshës së urgjencën në një spital të New York që vrau veten, u shpreh se ajo vuri në rrezik jetën e vet për të ndihmuar njerëzit e tjerë.

Dr Lorna Breen ishte shëruar nga Covid-19 dhe vazhdoi të trajtojë pacientët me koronavirus.

"Ajo ishte një doktoreshë në kuptimin e plotë të fjalës, vendosi jetën në rrezik për njerëzit, ishte e rrethuar si majtas dhe djathtas nga vdekjet, unë thjesht dua ta dinë se sa e veçantë ka qenë ajo”, shprehet i ati.

Lorna Breen i ka treguar babait të saj se kolegët punonin nga 18 orë dhe flinin nëpër korridoret e spitalit.

Breen tha se vajza e tij ishte kontraktuar me virusin dhe qëndroi në shtëpi për më shumë se një javë, gjë që, me siguri, ai mendonte se nuk ishte kohë e mjaftueshme.

“Unë mendoj se ajo kishte një dëshirë shumë të madhe të ndihmonte kolegët dhe miqtë e saj, kështu që doli nga shtëpia me një maskë në fytyrë dhe filloi sërish të bënte detyrën e saj në spital. Pas 12 orësh punë ajo thjesht i dha fund jetës së saj”, shprehet i ati.

Breen tha se vajza e tij nuk po luftonte me ndonjë vështirësi emocionale ose probleme me stresin.

“Ajo i dha fund jetës sepse mendoj që ndiheshe e lodhur. Vajza ime ka qenë si një zjarrfikëse që vrapon në ndërtesën e djegur për të shpëtuar një jetë tjetër dhe nuk i intereson aspak jeta e vet”. 

/Ora News.tv/