Pasi ia bëri "gropën" Rudina Dembacajt, ra dhe vetë brenda, Kamera e fshehtë për Edjona Dervishin

Pasi ia bëri "gropën" Rudina Dembacajt, ra dhe vetë

Shumë kush e kujton Edjona Dervishin si "aktorja" që realizoi kameran e fshehtë të Rudina Dembacajt.

Videoja në youtube e publikuar një vit më parë, ku Edjona hiqej sikur ishte e dashura e bashkëshortit të autores së programit "Mos i fol Shoferit" në Ora News ka arritur gati në 1 milionë viwës. Shikoni videon.

Një vit më pas duket se Rudina ia ktheu reston Edjonës, e cila mban postin e Drejtoreshës së Tv Channel One.

Në kameran e fshehtë, Edjonës i njoftohet shkarkimi i menjëhershëm nga puna për shkak se nuk ka plotësuar të gjitha objektivat, performancë të dobët dhe keqmenaxhim të burimeve njerëzore.

"Presidenti ka marrë një vendim për të zëvendësuar dhe është i bindur se personi tjetër do e kryejë shumë më mirë detyrën. Sot është dita jote e fundit. Ti largohesh nga puna" i komunikohet Edjona Dervishit, madje i thuhet se ka shkaktuar dhe një dëm ekonomik dhe mund të përballet dhe në gjyq.

"Një falenderim do ia them unë presidentit" thotë Edjona por edhe kjo i refuzohet. "Nuk ka dëshirë të të takojë"

E nervozuar, por duke u përpjekur të ruajë qetësinë Edjona shpërthen në një moment kur gris dokumentin.

" Nuk e meritoja. Këto arsye i hedh në kosh dhe unë e gris. Këto janë pallavra dhe unë i hedh në kosh. Nga puna iki që tani"

Por kur doli tek dera kuptoi se kjo ishte loja.

Kamera e fshehtë u transmetua në emisionin "Mos i fol Babagjyshit" me moderatore Rudina Dembacaj, mbrëmjen e 31 dhjetorit 2018.


EMISIONET