Pas Victorias, marka e David Beckham humbet rreth 11 milionë dollarë

Pas Victorias, marka e David Beckham humbet rreth 11 milionë dollarë

Kompania që zotëron markën e modës së David Beckham ka pësuar gati 11 milionë paund humbje, vetëm pak kohë pasi bashkëshortja e tij Victoria pësoi pothuajse të njëjtën humbje.

Trinity Brands UK, që zotëron markën Kent & Curëen të Beckham, kishte një deficit prej rreth 10.7 milion paund në vitn 2017.

Pronarët e firmës menduan se fama e ish-futbollistit do ti sillte fat, por në fakt kompania ka pësuar më shumë humbje.

Një ekspert financiar tha se kur kompania nënshkroi me  Kent & Curëen katër vite më parë shpresoi se do ta ndihmonte në rritjen e të ardhurave.

Por me pasurinë në rënie të Victorias, Beckham nuk është një garanci siç ka qenë, tha eksperti.

Muajin e kaluar marka e stilistes humbi 10.2 milion dollarë.

EMISIONET