Pas Velipojës, IKMT ndërhyn në Dhërmi, shemb 11 ndërtesa pa leje

Pas Velipojës, IKMT ndërhyn në Dhërmi, shemb 11

Pas Velipojës, aksioni i IKMT për prishjen e ndërtimeve pa leje u zhvendos në plazhin e Dhërmiut.

Gjatë inspektimeve të IKMT u konstatuan 11 ndërtime pa leje në brezin e rërës të cilat më pas u shembën.

Edhe ndaj pronarëve të këtyre objekteve janë marrë masa administrative për ndërtime në kundërshtim me ligjin.

IKMT njofton se puna për evidentimin e ndërtimeve pa leje në vijën bregdetare do të vijojë edhe më tej.

EMISIONET