Presidenti Ilir Meta priti sot në një takim Sekretarin Parlamentar të Shtetit në Ministrinë Federale të Drejtësisë dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, njëkohësisht deputet i SPD në Bundestagun gjerman, Christian Lange.

Përmes një postimi në facebook,  Meta shpreh besimin në mbështetjen e Gjermanisë për të ardhmen europiane të Shqipërisë dhe për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe strategjike ndërmjet dy vendeve.

Duke inkurajuar një vendim pozitiv të Këshillit Europian të 17-18 tetorit 2019 për çeljen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë me BE,  Meta thotë se i shprehu bindjen deputetit gjerman se qasja antagoniste ndërmjet palëve duhet të marrë fund sa më shpejt, për t’u zëvendësuar nga dialogu konstruktiv dhe respektimi i ndërsjellë i Kushtetutës dhe shtetit të së drejtës.

Më herët Lange pati një takim me Ballën, ndërsa do të zhvillojë takime me Kryeministrin dhe me deputetët të Kuvendit. Por në axhendën e tij 3-ditore nuk është PD me aleatët e saj.

/Ora News.tv/