Pas sherrit të madh mediatik, Ermali flet për marrëdhënien me Besin: E kam takuar vetëm rastësisht

Pas sherrit të madh mediatik, Ermali flet për marrëdhënien

Para disa koëhsh Bes Kallaku bëri një deklaratë në një emision se Ermal Mamaqi bën biznes me filmin ndërsa ai bën komedi. Pas kësaj deklarate, Ermal Mamaqi reagoi publikisht, ku theksoi se nuk ka asgjë të keqe apo për të ardhur turp nëse merresh me biznes sepse nuk po shet drogë.

Për këtë dëbat, Ermal Mamaqi ka folur edhe në emisionin “Mos i fol shoferit” në RTV Ora, ku shprehet se nuk ka më keqkuptime dhe ata vazhdojnë të ngelin ende miq.

Rudina Dembacaj: Çfarë patët me Bes Kallakun, kishit një marrëdhënie komplet korrekte dhe i bënit video njëri-tjetrit.

Ermal Mamaqi: Nuk ndodhi ndonjë gjë e madhe. Ishte një moskeqkuptim.

Rudina Dembacaj: Po pse e bëtë këtë debat, mu duket si politikanë?

Ermal Mamaqi: Ishte një situatë që duhet zgjidhur siç u bë publike ashtu duheshe dhënë edhe përgjigjia, për të marrë një shpjegim pse ndodhi ajo që ndodhi.

Rudina Dembacaj: Po tani flisni me njëri-tjetrin?

Ermal Mamaqi: Patjetër që flasim, jemi miq edhe gjërat janë mirë kur sqarohen.

Rudina Dembacaj: Pati një tjetër sqarim privat?

Ermal Mamaqi: Jemi takuar rastësisht në rrugë, jemi përshëndetur miqësisht si gjithmonë.

Rudina Dembacaj: Flet keq për Besin mbrapa krahëve?

Ermal Mamaqi: Edhe sikur të flisja, ti mendon se do ta thoja? (Qesh) Absolutisht nuk kam pse të flas keq.


EMISIONET