Gjatë një konference për median të mbushur me ironi për Edi Ramën kreu i shtetit ishte i prerë kur tha se pa zgjedhje gjithëpërfshirëse dhe me standarde, më 13 tetor nuk do të ketë çelje të negociatave të anëtarësimit me BE.

Meta tha se integrimi nuk realizohet me lobingje e qoka.

"Mandati im si ish student i dhjetorit dhe si politikan është i përgjegjshëm dhe i vërtetë se cilitdo tjetër. Nuk jam këtu ti bëj qokë askujt. E përsëris pa zgjedhje vendore gjithëpërfshirëse më 13 tetor mos prisni asnjë mrekulli të bjerë nga qielli më 18 tetor dhe më 19 tetor të gdhihemi me celje negociatash. Unë jam gati të jap përgjegjësi maksimale jo vetëm si president por dhe si një ish politikan aktiv. Prandaj kam apeluar per dialogun politik real  te sinqerte dhe bashkepunues mes dy paleve per kete ceshtje te rendesishme. Zgjedhjet vendore të 13 tetorit janë në fuqi dhe unë dhe në 12 tetor do tjua përsëris të gjithëve. Së dyti jam gati më 13 tetor edhe presidenti të votohet nga populli dhe partitë të nxjerrin kandidatët e tyre."

Kreu i shtetit tha se rekomandimi për celjen e negociatave dy vjet më parë ishte për shkak të këmbënguljes së tij kur ishte në krye të Kuvendit. I pyetur për marrëdhëniet me nderkombetaret Meta u pergjigj duke shenjestruar kryeministrin

"Ju e dini kush i ka mbajtur qëndrimet refraktare ketu. Kush i keqperdor emrat e nderkombetareve me vend e pa vend. Kapjen e uzurpimin e institucioneve apo justifikimin e aferave te shemtuara duke perdorur e keqperdorur nderkombetaret ketu"

Meta iu përgjigj kryeministrit Edi Rama i cili u shpreh gati ti jepte këshilla për të dalë nga ajo që ai e quajti gjëndje e vështirë.

"Jam gati për majën më të lartë që ka Shqipëria. Majën e Korabit. Nëse ai ka dëshirë të bashkangjitet"

Si fillim  kreu i shtetit njoftoi ngritjen e forumit: "Unë jam arbëresh" 

Meta reagon dhe ndaj kryeministrit Rama: Nuk kam nevojë për piktura, se ai ka qenë tek unë, e di edhe ai, e dinë edhe të tjerë që kam shumë piktura të cilat i kam edhe dhurata. Nëse ka ndonjë gjë të veçantë edhe mund ta pranoja prej tij. Sa i takon parametrave të mi janë gjithmonë në përmirësim.



/Ora News.tv/