Një 31 vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë italiane, një "karrierist aktiv" në zonën e Arenzanos, i arrestuar gjatë një kontrolli të kryer të hënën në mbrëmje.

Shqiptari akuzohet edhe për krime ndaj pronës, posedim të armëve dhe emigracion të paligjshëm. Operacioni i policisë erdhi pas disa javësh hetime duke ndjekur të gjitha lëvizjet e shqiptarit dhe duke faktuar me prova përfshirjen në aktivitetin e drogës.

Megjithatë, fakti nuk ka leje qëndrimi dhe zyrtarisht i pastrehë, e bëri më të vështirë gjurmimin e tij, por më në fund, policia e gjeti në një apartament në Savona.

Policia civile mësua në banesën e tij, duke gjetur shqiptarin të rrethuar me doza kokaine dhe disa qindra euro të ardhura nga aktivitete që kanë lidhje me shitjen e drogës.

/Ora News.tv/