Videot e Metës, Dvorani 3 orë në Prokurori: Hetimi s'bëhet në media as në televizion

Për rreth tre orë kreu i KED Ardian Dvorani ka dhënë sqarime në prokurori në lidhje me kallëzimin e bërë ndaj tij nga  Presidenti i Republikës Ilir Meta. Pas daljes nga akuza Dvorani theksoi se pret një hetim të drejtë dhe jo gjykim mediatik.  Sipas ligjit nëse prokuroria do të nisë procedim penal, funksioni i kreut të KED do të ngrijë.

Me një zarf në dorë ku  tha se kishte kallëzimin e presidentit Ilir Meta, kreu i KED Ardian Dvorani është përgjigjur thirrjes së prokurorisë për tu pyetur në lidhje me kallëzimin që ka bërë nda tij kreu i shtetit.  

Është pyetur për rreth tre orë nga prokurori i çështjes Alket Mersini. Pas daljes nga akuza kreu i KED tha se ishte i hapur për hetimin e nisur, i cili sipas tij duhet të kryhet nga ky institucion dhe jo në media. 

Ardian Dvorani: Hetimi nuk zhvillohet në media as televizione po në godinë, aty kam thënë të gjitha. Unë mendoj se institucionet, funksionaret nuk është e mira që ti shtrojnë çështjet ligjore dhe problematikat me produkte artistike, me filma serialë, me metrazh të shkurtër apo të gjatë. Për cilësinë e tyre nuk më takon mua të them. Por çështjet ligjore institucionale institucionet i shtrojnë në rrugë ligjore pranë organeve kompetente.  Kam dhënë shpjegime sepse unë mendoj që nuk ka nevojë të paraqiten prova, por i takon prokurorisë të vendosë çfarë provash të marrë dhe kjo është në autoritetin e tyre.

Nëse akuza do të vendosë procedim penal, funksioni si kryetar i KED do të ngrijë.

Dvorani tha se nuk ka nevojë për publicitet, ndaj theksoi se nëse kushtetuta dhe ligji do t'ia imponojë për të bërë një kallëzim, atëhere do ta bëjë.

Ardian Dvorani: Funksionarët e lartë kushtetues duhet të jenë seriozë në përdorimin e ligjin. Nuk mund ti përdorësh në mënyrë abuzive. Unë nuk kam nevojë për vëmendje dhe as për publicitet. Unë jam gjyqtar, nuk kam elektorat, unë thjesht në rast se konstatoj që ka një fakt penal jam i detyruar të bëj kallëzim penal. Kjo është një detyrim për cilindo që ka dijeni për fakte penale duhet ti denoncojë. Unë nuk jam në garë me kërkush, nuk llogarit kërkënd. Unë llogaris raportin tim me kushtetutën dhe ligjin, nëse këto më imponojnë të bëj një kallëzim do të bëj.

Pas deklaratave te kreut te KED ka reaguar edhe zëdhënësi i presidentit Tedi Blushi. Në facebook ai shkruan se: ”Nga një dhunues me dashje i kushtetutës dhe i ligjit e miredokumentuar, i provuar dhe përsëristës në shkelje te tyre , nuk presim  asnjë reflektim publik. Ne do të vazhdojmë të bashkepunojmë me organin e akuzës për të vendosur drejtësinë ne vend”




EMISIONET