Pas incidentit me bojën e kuqe, policia mori në mbrojtje Ralf Gjonin

Pas incidentit me bojën e kuqe, policia mori në mbrojtje Ralf Gjonin

Menjëherë pas incidentit me bojën e kuqe, policia ka marrë në mbrojtje Ralf Gjonin, deputetin më të ri i cili dje bëri betimin në Kuvend.

E ka bërë të ditur vetë Gjoni përmes një statusi në facebook të postuar paraditen e sotme.

"Falenderoj Policinë e Shtetit për reagimin e menjëhershëm dhe mbrojtjen e ofruar gjatë ditës së djeshme e në vazhdim si dhe miqtë dhe njerëzit e mirë të shumtë që më ofruan mbështetjen e tyre gjatë ditës së betimit në Kuvend" shkruan Gjoni.

Ndër të tjera Gjoni i bëri apel kandidatëve në lista elektorale të mos intimidohen nga rruga por të marrin përgjegjësitë e tyre.

"U bëj thirrje të gjithë kandidatëve në listat elektorale të mos intimidohen nga rruga por të marrin përgjegjësitë e tyre në këto momente të vështira për vendin. Askush nuk duhet lejuar të cënojë të drejtën themeltare të përfaqësimit në parlament, përndryshe kemi të bëjmë me terrorizëm politik!"

Lexoni me shume: Kur Ralf Gjoni deklaronte: Po të isha deputet do të kisha djegur mandatin

Dje u be betimi i tre deputeteve te rinj




EMISIONET