Aktori Neritan Liçaj pas fjalimit në protestë u takua me kreun e PD, Lulzim Basha, të cilin e falenderoi për mbështetjen e protestës.

Lulzim Basha është angazhuar publikisht se me të marrë drejtimin e qeverisë, do të vendosë për rindërtimin e Teatrit dhe do të çojë përpara drejtësisë përgjegjësit për shembjen e paligjshme të Teatrit Kombëtar.

Aktori Neritan Liçaj është një nga artistët më aktivë në mbrojtjen e kauzës së Teatrit. Ai hapi sot protestën duke u bërë thirrje shqiptarëve të mos mendojnë “deri tek pragu i shtëpisë së tyre”. “Nuk mbaron aty bota , aty fillon. Çdo gjë që ka të bëjë me këtë vend ka të bëjë edhe mua, edhe me ty. Ka të bëjë me të ardhmen, me atë që do mbjellim nesër", tha Liçaj.Teatri një kauzë e drejtë dhe historia do të dënojë kryeministrin”- u shpreh ai.

/Ora News.tv/