Pas aksidentit të Princit Philip, mbretëresha Elisabeta merr vendimin drastik

Pas aksidentit të Princit Philip, mbretëresha Elisabeta merr vendimin

Mbretëresha ka hequr dorë nga ngasja e makinës në publik, pas aksidentit të Princit Philip dy muaj më parë.

Mbretëersha Elisabeta është i vetmi person në Britani që lejohet ti japë makinës pa patente. Por ajo vendosi të mos i japë më makinën pas këshillave të ekipit të saj të sigurisë.

Ndërsa protokolli e parashikon që Mbretëresha duhet të shoqërohet nga shofer gjatë ngjarjeve publike, pavarësisht moshës së saj deri tani, ajo e ka marrë vetë rolin e shoferit ndërsa i jepte makinës rreth pronave të saj dhe eventeve private.

Mbretëresha mbush 93-vjeç këtë muaj. Ajo mësoi ti jepte makinës kur ishte vetëm 18-vjeçe.

Ajo u trajnua si shofere dhe mekanike në  Women’s Auxiliary Territorial Service  gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Princi Philip aksidentoi një grua në Janar, e cila theu krahun. Pas kësaj edhe ai hoqi dorë nga patenta.

EMISIONET