Që prej datës 9 Mars kur dhe u shfaqën rastet e para me Covid-19 në vendin tonë, në Dibër nuk u shënua asnjë i infektuar. Gjithsej në këtë hark kohor u bënë vetëm 9 tampon që rezoltuan negativ.

Por ditën e djeshme NJVKSH Dibër, dërgoi 2 tampon të marrë nga pacient të shtruar në spitalin rajonal të Peshkopisë.

Pacientët kishin shfaqur shenja të Covid-19 dhe për këtë u dërguan për analiza në ISHP dy tamponët të cilët kanë rezoltuar pozitiv.

Kjo ka bërë që NJVKSH të nisë hetimin epidemiologjik, ndërsa personeli i spitalit është në alarm.

/Ora News.tv/